Flash News

Bota

Zulohet kush nga të zgjedhurit për administratën e Donald Trump u kërcënua me bombë

Zulohet kush nga të zgjedhurit për administratën e Donald Trump u

FBI ka konfirmuar se disa nga të emëruarit në kabinetin e presidentit të zgjedhur Donald Trump janë bërë shënjestër e kërcënimeve me bombë dhe incidenteve të tjera. Në një deklaratë zyrtare, FBI njoftoi se është në dijeni të kërcënimeve dhe se po bashkëpunon me autoritetet lokale për hetimin e çështjes.

Një nga rastet më të rënda përfshin Elise Stefanik, e emëruar nga Trump si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Stefanik dhe familja e saj u përballën me një kërcënim me bombë ndërsa udhëtonin për Ditën e Falënderimeve. Zyra e saj konfirmoi se kërcënimi ishte bërë ndërkohë që ajo udhëtonte nga Uashingtoni në Nju Jork me bashkëshortin dhe djalin e tyre trevjeçar.

Në një tjetër rast, policia e Nju Jorkut njoftoi se shtëpia e Howard Lutnick, të emëruarit të Trump për sekretarin e tregtisë, kishte marrë gjithashtu kërcënime. Po ashtu, Lee Zeldin, kandidat për administrator të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, tha se ai dhe familja e tij janë përballur me incidente të ngjashme.

Republikani Matt Gaetz, që dikur kandidonte për prokuror të përgjithshëm, ishte gjithashtu shënjestër. Zyra e sherifit në Okaloosa, Florida, raportoi se një adresë e lidhur me Gaetz mori një kërcënim me bombë, por pas kontrollit nuk u gjet asnjë pajisje e dyshimtë.

Të fundit