Flash News

Bota

Zvicra e gatshme të presë takimin kokë më kokë mes Putin dhe Zelensky

Zvicra e gatshme të presë takimin kokë më kokë mes

Zvicra thotë se është gati të presë një takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky.

Ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis, mirëpriti propozimin e Presidentit francez Macron që takimi të mbahet në Gjenevë duke theksuar se Zvicra është mirënjohëse për besimin e treguar.

Por ka pikëpyetje ligjore rreth një takimi të tillë. Zvicra ka ratifikuar Traktatin e Romës që themelon Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) dhe, meqenëse Putini tani është akuzuar nga GJNP-ja për krime lufte, do të jetë e detyruar ta arrestojë atë nëse ai mbërrijë në tokën zvicerane.

Por qeveria zvicerane, duke parashikuar që Gjeneva mund të jetë një vend për takimin, ka pasur tashmë avokatët e saj që shqyrtojnë implikimet, dhe sot Cassis thotë se ka vend për fleksibilitet.

Ai tha për mediat vendase se “ne mund ta bëjmë këtë pavarësisht urdhër-arrestit kundër Putinit për shkak të rolit tonë të veçantë dhe rolit të Gjenevës si selia evropiane e Kombeve të Bashkuara”.

Të fundit