Flash News

Bota

Zvicra "neutrale" vendos sanksione të tjera ndaj Rusisë, por nuk zbaton masën e BE-së për ndalimin e "Sputnik dhe "Russia Today"

Zvicra "neutrale" vendos sanksione të tjera ndaj Rusisë, por

Zvicra neutrale ka miratuar më shumë sanksione të Bashkimit Evropian kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës.  Vendimi nënkupton që eksporti i mallrave dhe shërbimeve të lidhura me sektorin energjetik rus tani është i ndaluar.

"Ndalohet gjithashtu pjesëmarrja në biznese aktive në sektorin e energjisë dhe dhënia e kredive apo burimeve të tjera financiare për biznese të tilla”, thuhet në njoftimin e qeverisë zvicerane.

Çfarë do të ndalohet sipas masave?

Importet e mallrave të hekurit dhe çelikut nga Rusia ose me origjinë nga Rusia

Eksporti i mallrave luksoze në Rusi

Eksporti i mallrave të lundrimit detar në Rusi

Do të ndalohen transaksionet me kompani të caktuara shtetërore dhe ofrimi i shërbimeve të vlerësimit të kredisë

 "Kjo do të thotë se të gjitha masat e përfshira në paketën e katërt të sanksioneve të BE-së janë zbatuar," tha qeveria. Gjithashtu, është vendosur të mos zbatohet masa e BE-së për bllokimin e mediave ruse "Sputnik" dhe "Russia Today".

Të gjitha sanksionet do të hynë në fuqi që sot pas orës 22:00.

Të fundit