Flash News

Bota

Zv.presidenti turk e konfimon: Bomba që vrau 6 persona në Stamboll dhe plagosi 81 të tjerë u shpërthye nga një grua

Zv.presidenti turk e konfimon: Bomba që vrau 6 persona në Stamboll

Ashtu siç dyshohej, autori i shpërthimit të ditës së sotme në Stamboll, ku mbetën 6 viktima dhe 81 të plagosur, është një grua. Ky lajm u konfirmua nga zevendës presidenti turk Fuat Oktay, i cili shtoi se ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme.

“U konstatua se një femër shpërtheu bombën. Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme. Deri më tani kemi humbur 6 persona, 4 prej tyre në pikën e sulmit. Kemi 81 të plagosur. Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Do të arrijmë në fund shumë shpejt. Kushdo që qëndron pas do të mbajë përgjegjësi”, tha Oktai.

Kujtojmë se lidhur me situatën ka reaguar dhe presidenti Erdogan.

“Përpjekjet për të mposhtur Turqinë dhe popullin turk përmes terrorizmit do të dështojnë sot siç kanë dështuar në të kaluarën, siç do të dështojnë përsëri në të ardhmen”, tha Erdogan në një konferencë shtypi përpara se të nisej për në Indonezi për të marrë pjesë në samitin e G20.

 

Të fundit