Flash News

Bota

Zyrtare! Bisedimet SHBA-Iran do të zhvillohen në Gjenevë të enjten

Zyrtare! Bisedimet SHBA-Iran do të zhvillohen në Gjenevë të

Bisedimet SHBA-Iran do të zhvillohen në Gjenevë të enjten.

Ishte ministri i Jashtëm i Omanit, Badr Albusaidi, ai i cili ka konfirmuar se bisedime mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të zhvillohen të enjten, pavarësisht tensioneve në rritje midis dy vendeve.

"Jam i kënaqur të konfirmoj se negociatat SHBA-Iran janë caktuar për në Gjenevë këtë të enjte, me një shtytje pozitive për të bërë më shumë drejt finalizimit të marrëveshjes", ka thënë Albusaidi në një postim në mediat sociale të dielën. 

Njoftimi vjen ndërsa SHBA-të vazhdojnë të forcojnë asetet e tyre ushtarake në rajon, duke ngritur shqetësime për një luftë të plotë kundër Iranit.

Pak orë para njoftimit të Omanit, Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Teherani ishte gati të vendoste një "mekanizëm të plotë monitorimi" për të garantuar natyrën paqësore të programit të tij bërthamor dhe për të lehtësuar tensionet.

 

Të fundit