Flash News

Bota

Zyrtarët amerikanë do të vizitojnë sot Kievin

Zyrtarët amerikanë do të vizitojnë sot Kievin

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të vizitojnë sot Kievin për të diskutuar kërkesën e Ukrainës për armë më të fuqishme.

Vizita është paralajmëruar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe është vizita e nivelit më të lartë të zyrtarëve amerikanë që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit. Shtëpia e Bardhë nuk i ka konfirmuar planet e udhëtimit dhe Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit refuzuan të komentojnë.

"Nesër do të diskutojmë listën e saktë të armëve që janë thelbësore për ne dhe ritmin e dërgesave," tha Zelenskyy në fjalimin e tij të natës, i cili u zhvillua të shtunën në një stacion metroje.

"Ne do të donim të kishim ... armë të rënda të fuqishme. Sapo të kemi (më shumë armë), sapo të ketë mjaft prej tyre, më besoni, ne do të rimarrim menjëherë këtë apo atë territor, i cili është i pushtuar përkohësisht."

Të fundit