Flash News

Bota

Zyrtarët e Koresë së Veriut shfaqen me uniforma ruse në Mariupol

Zyrtarët e Koresë së Veriut shfaqen me uniforma ruse në

Këshilltarët teknikë të Koresë së Veriut kanë mbërritur në qytetin port të Mariupolit të pushtuar nga Rusia, tha një burim ukrainas i sigurisë të premten për CNN.

Qëllimi i vizitës së tyre ishte i paqartë, tha burimi, duke shtuar se ata mbanin uniforma ruse. Ardhja e tyre zgjeron praninë e aleatit rus përgjatë vijës së frontit.

Trupat e Koresë së Veriut në Mariupol mbeten të shkëputura nga njësitë ruse që po mbështesin, tha burimi. Ndërsa luftëtarët e tjerë të huaj në radhët ruse u bashkuan në njësi, shtoi burimi, koreano-veriorët mbahen të ndarë.

Burimi tha gjithashtu se sulmet e fundit me raketa ukrainase brenda Rusisë kishin shënjestruar një gjeneral të lartë të Koresë së Veriut, por mbeti e paqartë nëse komandanti është vrarë.

Kujtojme se rreth 11,000 trupa të Koresë së Veriut janë dislokuar në rajonin Kursk të Rusisë, ku Ukraina mban territorin pas një kundërofensive të papritur në verë.

Të fundit