All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Zyrtarët e Ukrainës mbërrijnë në Bjellorusi, dy kërkesat për Rusinë. Mbi 400 mijë njerëz largohen nga vendi

All - Paragraf - 1

Zyrtarët e Ukrainës mbërrijnë në Bjellorusi, dy

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se delegacioni i tyre ka mbërritur në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të nisur bisedimet e paqes me delegacionin rus.

All - Paragraf - 3

Çështja kryesore në axhendën e tyre, thonë ata, është armëpushimi dhe tërheqja e trupave nga territori ukrainas, shkruan BBC.

Më herët u raportua se bisedimet vazhduan të shtyheshin për shkak të çështjeve logjistike dhe sigurisë. Presidenti ukrainas Zelensky tha dje se nuk priste një përparim nga këto bisedime.

Por, shtoi ai, ata duhet të përpiqen dhe ta përdorin këtë shans edhe nëse është i vogël, në mënyrë që askush të mos fajësojë Ukrainën që nuk u përpoq të ndalojë luftën.

Ministria e Mbrojtjes e Kievit pretendon se më shumë se 5000 ushtarë rusë janë vrarë në katër ditët e para të luftimeve në Ukrainë. Gjithashtu pretenduan se 191 tanke, 29 avionë luftarakë, 29 helikopterë dhe 816 transportues të personelit të blinduar janë shkatërruar nga forcat e Ukrainës.

Ndërkohë, vëzhguesit e OKB-së thanë se pushtimi kishte shkaktuar "pasoja të rënda humanitare" dhe se viktimat mund të jenë dukshëm më të larta. Një zëdhënëse tha se UNHCR po shqyrton këtë raport dhe se 422,000 njerëz ishin larguar nga Ukraina në vendet fqinje.

Më shumë se 100,000 njerëz janë zhvendosur tani brenda Ukrainës, sipas organit të OKB-së.

Të fundit