Flash News

Bota

Zyrtarët ukrainasit: Mbi 1000 viktima civilë në morgjet pranë Kievit

Zyrtarët ukrainasit: Mbi 1000 viktima civilë në morgjet

Trupat e 1020 civilëve po ruhen në morgje në dhe rreth Kievit pasi trupat ruse u tërhoqën nga rajoni, ka thënë një zyrtar ukrainas për agjencinë e lajmeve, shkruajnë mediat e huaja.

"Këta njerëz u vranë nga pushtuesit dhe disa tregojnë shenja torture. Dua të theksoj se këta njerëz ishin civilë. Ushtria ruse me vetëdije qëlloi civilë që nuk bënë asnjë rezistencë," tha kreu i policisë në rajonin e Kievit Andriy Niebytov.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët. Ndërsa trupat ruse janë tërhequr nga zonat përreth Kievit, janë zbuluar prova të mizorive, duke përfshirë qytetin e Bucha, ku të paktën 500 viktima janë gjetur që nga largimi i rusëve.

Të fundit