Flash News

Bota

Zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane: Kina është kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane: Kina është
Drejtori për Inteligjencë Kombëtare i SHBA-së, John Ratcliffe

Zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane, John Ratcliffe tha se Kina paraqet kërcënimin më të madh për demokracinë dhe lirinë në të gjithë botën, që nga Lufta e Dytë Botërore.

"Inteligjenca është e qartë: Pekini synon të dominojë SHBA-në dhe pjesën tjetër të planetit ekonomikisht, ushtarakisht dhe në teknologji", tha Drejtori për Inteligjencë Kombëtare i SHBA-së, John Ratcliffe, në një opinion në faqen e 'Wall Street Journal'.

Ky i fundit tha se strategjia e Kinës ishte që njësitë kineze të vidhnin pronën intelektuale të kompanive amerikane, ta kopjonin atë dhe më pas të zëvendësonin kompanitë amerikane në tregun global.

Një zëdhënës i ambasadës kineze hodhi poshtë komentet e Ratcliffe si "deformuese të fakteve" dhe hipokrite dhe tha se ato treguan "mendësinë e ngulitur të Luftës së Ftohtë dhe paragjykimet ideologjike të disa njerëzve në SHBA".

Të fundit