Flash News

Bota

Zyrtari i lartë i Tajvanit: Duhet të përgatitemi për konflikt ushtarak me Kinën

Zyrtari i lartë i Tajvanit: Duhet të përgatitemi për
Joseph Wu

Frikësimi i përshkallëzuar ushtarak i Kinës ndaj Tajvanit tregon se ishulli i vetëqeverisur "duhet të përgatitet" për një konflikt të mundshëm ushtarak, tha ministri i Jashtëm i Tajvanit Joseph Wu në një intervistë ekskluzive për CNN.

Paralajmërimi i tij erdhi një javë pasi ishulli raportoi ndërhyrje të aeroplanëve ushtarakë kinezë në zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të vetëdeklaruar të Tajvanit (ADIZ).

"Si vendimmarrës të Tajvanit, ne nuk mund të rrezikojmë, duhet të jemi të përgatitur. Kur qeveria kineze është duke thënë se ata nuk do të heqin dorë nga përdorimi i forcës dhe ata kryejnë stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, ne më mirë të besojmë se kjo është e vërtetë", tha Wu.

Ky i fundit, i cili ka shërbyer si ministër i punëve të jashtme që nga viti 2018, u akuzua nga Pekini në maj si një "separatist i fortë" pas vërejtjeve që ai bëri gjatë një konference shtypi se Tajvani do të luftonte "deri në ditën e fundit" nëse sulmohej nga Kina.

Burimi: CNN

Të fundit