Flash News

Bota

Zyrtari ukrainas: Rusia po përpiqet të fusë rublën më rajonet që ka rrethuar, përpjekje për regjim pushtimi

Zyrtari ukrainas: Rusia po përpiqet të fusë rublën më

Sipas një zyrtari ukrainas, Rusia po përpiqet të ë prezantojë rublën në pjesët "të kapura përkohësisht" të Ukrainës.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, tha se Rusia po kërkonte të zbatonte monedhën e saj në Zaporizhzhia dhe Kherson në një "përpjekje për të vendosur një regjim pushtimi".

Ai gjithashtu bëri thirrje që "presioni i sanksioneve" ndaj Rusisë të "rritet" derisa ajo të tërheqë trupat e saj nga vendi.

"Përballë rezistencës totale nga popullsia vendase, Rusia përpiqet të fusë rublën në pjesët e pushtuara përkohësisht të rajoneve të Zaporizhzhia dhe Kherson në një përpjekje për të vendosur një regjim pushtimi. Presioni i sanksioneve duhet të rritet derisa Rusia të tërheqë trupat e saj,"- shkruan në Twitter Nikolenko.

Rusia më herët tha se do të shkurtonte në mënyrë drastike aktivitetin e saj ushtarak të fokusuar në Kiev dhe Chernihiv, duke sinjalizuar një përparim të mundshëm të madh në bisedimet e paqes. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e shohin me optimizëm këtë.

Të fundit