Flash News

NDËRKOMBËTARE

Shifra rekord të infektuarish me COVID-19, Europa në alarm

Shifra rekord të infektuarish me COVID-19, Europa në alarm

Rastet e reja me COVID-19 po shtohen në Europë në një nivel rekord.

Në Republikën Çeke janë regjistruar 8618 raste të reja ditore. Po ashtu edhe në Holandë, ku janë regjistruar shifra rekord, me 6504 raste ditore. 5300 persona rezultuan pozitiv brenda 24 orëve në Poloni.

Rumania është një tjetër shtet me raste rekord të infektuarish me mbi 3500 raste të reja.

Ndërkohë, sipas OBSH, në mbarë botën ka arritur në mbi 36.7 milionë numri i të infektuarve. Amerika mbetet rajoni më i prekur, me thuajse gjysmën e numrit të të infektuarve, ndjekur nga Azia jug-lindore dhe Europa.

 

Të fundit