Flash News

KRYESORE

Botërori i femrave U20, Japonia mposht Spanjën

Botërori i femrave U20, Japonia mposht Spanjën

Japonia ka triumfuar në finalen e madhe të Botërorit të femrave për moshat deri në 20 vjeç, duke mundur Spanjën me rezultatin 3-1.

Vetëm 15 ditë pasi kishte humbur ndaj të njëjtit kundërshtar në fazën e grupeve, formacioni ishullor dominoi ndaj atyre iberikë.

Hinata Miyazaëa, Saori Takarada dhe Fuka Nagano ishin autoret e golave për përfaqësuesen japoneze të femrave, në triumfin e parë të këtyre përmasave në historinë e futbollit.

Anglia, ndërkohë, siguroi medaljen e bronzit në turneun e zhvilluar në Francë, duke mundur me penallti ekipin pritës.

Futbollistet transalpine u dorëzuan nga pika e bardhë e 11- metërshave, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në 1-1.

Të fundit