Flash News

KRYESORE

Botërori i surprizave; Rusia eliminon Spanjën dhe kalon në çerek-finale

Pas Argjentinës, Gjermanisë, Porugalisë, edhe Kombëtarja e Spanjës është eliminuar nga Kupa e Botës në fazën e 1/8-ave nga skuadra e Rusisë, pas gjuajtjeve të penalltive.

Koha e rregullt dhe 30 minutat shtesë u mbyllën më rezultatin 1:1 dhe u desh gjuajtja e 11 metërshave që rusët të tregonin supermacinë e tyre ndaj ekipit iberik, ku triumfuan me rezultatin 4:3.

Për ekipin e Hieros gabuan mesfushorët Koke dhe Iago Aspas, të cilët u treguan të pasaktë përballë portieri Akinvef, i cili u shpall nga FIFA edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Rusia do të përballet me fituesin e çiftit Kroaci - Danimarkë, që do të luhet në mbrëmje në orën 20:00 në stadiumi Nizhni Novograd.

Spanjë: Ignjasheviç 12′ (autogol)

\\

Rusi: Dzuba 42′ 

Të fundit