Flash News

KRYESORE

Pas vdekjes së ish-spiunit, botërori në Rusi rrezikon të bojkotohet nga katër ekipe

Pas vdekjes së ish-spiunit, botërori në Rusi rrezikon

Botërori në Rusi rrezikon të bojkotohet nga katër ekipe. Pas vdekjes së ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia pasditen e të dielës së kaluar në Salisburi të Britanisë së Madhe, dyshimet e para të autoriteteve britanike ranë mbi Rusinë.

Por nëse këto dyshime dalin të vërteta, Londra mund të vendosë të reagojë duke u tërhequr edhe nga Botërori 2018.

Madje në këtë nismë, Londra po lobon edhe me vende të tjera për të bojkotuar botërorin dhe duket se ka gjetur mbështetje nga Australia, Polonia dhe Japonia, të paktën deri më tani, sipas medias britanike.

“Një bojkot total i botërorit është në tryezë dhe po diskutohet mes morisë së opsioneve që po shqyrtojmë”, thotë “The Times” sipas një burim nga Ministria Britanike e Mbrojtjes. Në rast bojkoti, Anglia rrezikon që të ndëshkohet me pezullim edhe nga botërori i 2022 në Katar.

Të fundit