Flash News

KRYESORE

Botërori ‘Rusi 2018’ paralajmërohet për sulm terrorist nga ISIS, imazhi i Messit në posterin kërcënues

Shteti Islamik ka bërë një poster propagandistik me foton e futbollistit argjentinas, Lionel Messi, ku kërcënojnë Kampionatin Botërore të ‘Rusi 2018’.

 Në  poster ylli i Barcelonës është i gjunjëzuar me një veshje portokalli të cilat i mbajnë robërit e ISIS dhe një ushtar është pranë atij duke mbajtur kokën e Messit.

Logoja e këtij posteri është: “Goditini ata që prej qafës e deri tek gishtat”.

Grupi terrorist ka bërë kërcënime të vazhdueshme kundrejt kampionatit në Rusi, në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore që Rusia ka bërë në Siri. Këto mesazhe kërcënuese po shkaktojnë frikë tek tifozët që do të udhëtojnë drejt Rusisë nga 14 qershori deri më 15 korrik.

Ndërkohë Rusia pritet  të marrë masat e sigurisë veçanërisht gjatë periudhës së Botërorit.

[caption id="attachment_126075" align="alignnone" width="748"] Messi ISIS poster World Cup_angus.smart.jpg[/caption]

Të fundit