Flash News

KRYESORE

Botimi në ‘Panairin e Librit’ që ka nxehur kryepeshkopin Janullatos: Ka kaluar çdo kufij të arrogancës dhe provokimit

Botimi në ‘Panairin e Librit’ që ka nxehur kryepeshkopin

Kryepeshkopi i Kishtës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos është nxehur me një libër që u reklamua edhe në panairin e zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë. “Djaj në Veladon” me autor Sejdi Kondin u prezantua në stendën ‘I love Çamëria’, por nuk ka një shtëpi botuese.

Ky libër ka bërë jehonë në median greke dhe media ANT1 i ka marrë një prononcim Janullatosit.

"Forca ime është e madhe. Sulmi ka kaluar çdo kufij të arrogancës dhe provokimit, por nuk i ka kaluar kufijtë e mi të durimit dhe dashurisë. Me të tilla akte bëhen përpjekje të minohet harmonia fetare. Ne po luftojmë për bashkëjetesën harmonike”, raportohet të jetë shprehur kryepeshkopi i ortodoksëve shqiptarë.

Në kopertinën e këtij libri janë stampuar ikonografia e Shën Kozmait dhe Kryepeshkopit Anastas Janullatos. 

Të fundit