Flash News

KRYESORE

Bozo qetëson qytetarët: Nëse banesa nuk ka dëmtime, nuk duhet të lëvizni

Bozo qetëson qytetarët: Nëse banesa nuk ka dëmtime, nuk

Inxhinierja Luljeta Bozo është kthyer në një nga personat më të besueshëm për qytetarët shqiptarë kur bëhet fjalë për të analizuar situatën pas goditjeve. Një tjetër tërmet i regjistruar mbrëmë në Shqipëri i mganitutës 4.9 të shkallës rihtër ka shqetësuar sërish shqiptarët.

Edhe pse sipas sizmologëve, kjo ishte një pasgoditje e tërmetit të 26 nëntorit edhe pse me intensitet më të lartë.

Për të bërë një analizë më të gjerë të tërmetit të mbrëmshëm, Bozo ka qenë e ftuar në rubrikën "Opinion" në News 24.

“Pasgoditjet që do vijnë për mua dhe specialistët e kësaj fushe, do vijnë duke u shuar. Në një tërmet tjetër të radhës që do një periudhë kohore të vijë, 40-45 vite, pasgoditje kanë fuqinë vetëm të çojnë më tej dëmtimet që kanë ndodhur. Këto që janë të pabanueshme, duhet patjetër të hiqen, t’i vënë dinamitin dhe të bëjnë të reja. Ato që janë me dëmtime të rënda por të riparueshme duhet patjetër të riparohen sa më shpejt. Duhet punuar me një ritëm më të fortë, me një organizim shumë të mirë. Nuk i kemi lekët për të gjitha, por duhet të vendosim që me këto lekë do bëjmë këto gjëra, këtë të parin që ka rrezik të shembet,"- u shpreh Bozo.

Bozo vazhdoi më tej duke iu drejtuar qytetarëve që të qetësohen dhe të dëgjojnë gjithmonë instancat që kanë pajisjet për të llogaritur tërmetet:

“Meqenëse tërmeti është një veprim shumë i shpejtë, disa sekonda, i datës 26 ishte shumë i gjatë, për disa sekonda rri aty ku je e mos lëviz fare, nëse shtëpia jote s’ka pasur gjë. Fuqia e pasgoditjes do jetë gjithmonë më e vogël se e goditjes kryesore. Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, pasgoditja e parë ishte afër 6, më pas u ul. Një këshillë për njerëzit, dëgjoni vetëm instancat që kanë pajisje për të llogaritur tërmetet. Shpresoj të jenë të qetë njerëzit. Dhe mbrëmë iu thashë shkoni flini nëpër shtëpia sepse nuk ishte tërmet për t’u shqetësuar.”

Të fundit