Flash News

KRYESORE

Braçe akuzë të rëndë për prokurorin Dritan Gina: Ka nxjerrë policët në tentativë vrasjeje. Nuk nisi asnjë procedim për Qazim Sejdinin

Braçe akuzë të rëndë për prokurorin Dritan Gina:

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka lëshuar akuza të forta ndaj ish-kryeprokurorit të Elbasanit, Dritan Gina, gjatë debatit që zhvilloi me deputetët e PD-së në komision.

Braçe akuzoi Ginën se ka nxjerrë policët në tentativë vrasjeje, por pa specifikuar për cilin rast bëhet fjalë. Më tej, deputeti socialist mohoi se prokurori ka nisur procedim penal ndaj kryebashkiakut Qazim Sejdinit dhe nëse provohej e kundërta, ai ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen.

“Nëse kryeprokurori i Elbasanit, ky i famshmi, që në dijeninë time ka nxjerrë policët në tentativë vrasjeje dhe vrasësit nën akuzën e tejkalimit të vetëmbrojtjes, ka regjistruar procedim penal për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit unë jap dorëheqjen, patjetër çohem unë dhe ik nga ky vend”, deklaroi Braçe.

Dritan Gina u përfshi në një përplasje me kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku, pas vendimit të kësaj të fundit për ta rikthyer prokuror në Tiranë. Ai fillimisht refuzoi të njihte vendimin, por një ditë më pas u paraqit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të depozituar kallëzim penal ndaj kryeprokurores.

Të fundit