Flash News

KRYESORE

Braçe çon për hetim tre gjyqtarë të Tiranës, Vlorës e Gjirokastrës: Për 1 minutë u vendos për tri çështje

Braçe çon për hetim tre gjyqtarë të Tiranës,

Zv.kryeministri Erion Braçe deklaron se ka kërkuar hetim për tre gjyqtarë në Tiranë, Vlorë dhe në Gjirokastër.

Sipas Braçes, ata kanë vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin, pas vendimeve të marra në sajë të aksionit të anti-informalitetit.

“I jam drejtuar me dosje Ministrisë së Drejtësisë, KLGJ dhe KPK për disa gjyqtarë. Një prej tyre, gjyqtar i Gjykatës Administrative në Tiranë, për një çështje që ka vendosur në kundërshtim të hapur me ligjin, një gjykatës në Vlorë, i cili për 1 min vendosi për tri çështje, jashtë kompetencës së tij, një gjykatës i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, pasi ka liruar 7 tonë ushqime të bllokuara nga AKU, jashtë afatit të skadencës me muaj e vite. I kam kërkuar organeve të vetingut të ketë në vëmendje për secilin nga gjyqtarët e përmendur”, tha Braçe.

Më herët, ai paralajmëroi edhe konsumatorët e mëdhenj të karburanteve në vend dhe u la afat deri në shtator që të marrin masa, pasi ndaj tyre është konstatuar se disponojnë depozita të pa certifikuara nga autoritete ligjore.

Të fundit