Flash News

KRYESORE

Braçe e kritikoi, Rama reagon natën vonë për të justifikuar Veliajn: Tirana po mbushtet me kulla? Kjo është të shohësh me veshët në kazan

Shpesh herë në media ngrihen pretendime për krisje në marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, megjithatë, raportet midis të dyve vijojnë të jenë të lidhura ngushtë për shkak edhe të kullave që ngrihen me shpejtësi në Tiranë.

Pasi deputeti i PS, Erjon Braçe kritikoi ashpër kryebashkiakun Veliaj se po e kthen Tiranën në qytet të pabanueshëm me lejet e ndërtimit që po jep, ka reaguar kryeministri Rama. Ai ka replikuar natën vonë me një qytetar, i cili shprehej se ndërkohë që Tirana mbushtet me kulla, njerëzit nuk marrin dot leje për të rregulluar çatitë e banesave të tyre.

“Mua më nxjerrin një mijë e një kleçka se nuk ka ligje akoma për të bërë çatinë e shtëpisë, ndërsa Tirana mbushet me kulla. Për kullat ka ligje. Lëre më mirë”, shkruan një qytetar, por Rama e ka kundërshtuar duke justifikuar kryebashkiakun e Tiranës: “Nuk e di çfarë kleçkash të nxjerrin ty për çatinë, po sa për mbushjen e Tiranës me kulla, tamam lëre më mirë se kjo është të shohësh me veshët në kazan jo me sytë në ballë!”

Përveç kullave shumëkatëshe që po ngrihen, Veliaj po zbaton edhe metodën e kompleksve me shumë pallate për të kamufluar lejet e ndërtimit. Tashmë një leje ndërtimi në Tiranë përmban ndërtimin e mbi pesë pallateve, deri në krijimin e lagjeve të reja.

Të fundit