Flash News

KRYESORE

Braçe firmos shkarkimin e Artan Lames nga ALUIZNI, Rama e emëron drejtor të ri të Kadastrës

Braçe firmos shkarkimin e Artan Lames nga ALUIZNI, Rama e

Kryeministri Edi Rama ka emëruar Artan Lamen drejtor të ri të Kadastrës, institucion i ngritur së fundmi.

Ndërsa në Fletoren Zyrtare është bërë publike vendimi për shkarkimin e Lames si drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), vendim i firmosur nga zv/kryeministri Erion Braçe.

Me miratimin e ligjit të ri për Kadastrën do të shkrihen në një tre institucionet e ALUIZNI-t, Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipotekës) dhe Agjencinë e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (AITPP).

Kujtojmë që Lame ka mbajtur postin e drejtuesit të ALUIZNI-t nga viti 2013-të.

Të fundit