Flash News

KRYESORE

Braçe mesazh në 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës: Disa qeveri bashkëpunonin me fashistët, sot i shpallin luftë SHBA e Francës

Braçe mesazh në 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës:

Zv.kryeministri Erion Braçe ka përcjellë një mesazh për politikën e sotme në ditën e çlirimit të Tiranës.

Braçe ka sjellë në vëmendje se më herët ka patur qeveri se kanë bashkëpunuar me nazizmin në këtë vend, ndërsa sot i shpallin luftë SHBA-së, Britanisë, apo Francës.

“Dua tua sjell në vëmendje edhe një herë faktin se ka patur qeveri qe kanë bashkëpunuar me nazizmin në këtë vend.

Këto qeveri të quajtura shqiptare që vareshin nga pushtuesi i shpallën luftë SHBA, Britanisë, Francës, me një akt turpi, kundër popullit të tyre, perëndimit që ishte bërë bashkë kundër fashizmit.

Po përsërisim veten sërish sot, që për interesa politike e partiake dhe pak pushtet i shpallim luftë Amerikës, Britanisë, Francës, Perëndimit sepse duan pak pushtet. Edhe atëherë pushteti i bëri bashkë me fashizmin, sot u bën bashkë kundër perëndimit.

Antifashizmin e kemi zgjedhje të qartë për t’ju bashkuar Europës. Duan pushtet për të shmangur drejtësinë, që i shërben njerëzve të zakonshëm, që i bën të barabartë pushtetarë e qytetarë”, tha zv.kryeministri.

Të fundit