Flash News

KRYESORE

Braçe: Në Tiranë asnjë ndërtues nuk është paraqitur për dëmet e godinave të prekura nga tërmeti

Braçe: Në Tiranë asnjë ndërtues nuk është

Zv.kryeministri Erion Braçe deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave lidhur me situatën pas tërmetit se ndryshe nga Durrësi, në Tiranë nuk është paraqitur asnjë ndërtues për të marrë përsipër përgjegjësitë për dëmet e shkaktuara në shumë godina e pallate pas tërmetit.

“Mua më duket sporadike paraqitja e tyre. Në Tiranë asnjë ndërtues nuk ka marrë përgjegjësi dhe nuk është paraqitur askush, për dëmet e shkaktuara, e për më keq akoma që janë vetë banorët që po ndërhyjnë për të bërë suvatime në ato mure që kanë shpërthyer.

Procesi në Tiranë duhet të vihet nën kontroll dhe të mos lejohen banorët të kryejnë punime që nuk janë të certifikuara. Të orientojmë ndërtuesit e pallateve që nën supervizionin tonë të nisin të bëjnë ndërhyrjet sa më parë”, tha Braçe, i cili shtoi se ka marrë shumë shqetësime nga banorët gjatë kësaj kohe për ndërhyrjet e kryera ndër vite në pallatet e tyre, duke shtuar më shumë pasigurinë pas tërmetit.

“Në Tiranë kam marrë shumë shqetësime që lidhen me atë që nuk duket, kryesisht me grazhdet ku janë sharruar kollona për të hapur vende. Duhet tu përgjigjemi bashkë me ata që janë përgjegjës, ata që kanë dhënë lejet e ndërtimit”, tha zv.kryeministri.

Më herët, ministri Blendi Çuçi tha se në Durrës janë paraqitur deri tani 12 ndërtues të gatshëm për të ndërhyrë në pallatet e dëmtuara, pas ultimatumit të Ramës.

Të fundit