Flash News

KRYESORE

Braçe përplaset me Ahmetajn në komision: Pse paratë përqendrohen vetëm në Tiranë

Braçe përplaset me Ahmetajn në komision: Pse paratë

Deputeti i PS, Erion Braçe ka debatuar me ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

Në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ku opozita mungonte pasi prej ditës së djeshme deklaroi bojkotin e komisioneve në shenjë proteste, pati debate mes socialistëve.

Deputeti Braçei drejtoi disa pyetje ministrit Ahmetaj, i cili më pas i’u përgjigj.

Braçe: Përse po përqendrohen paratë për ndërtime në Tiranë, pse ndodh kjo shpërndarje e pabarabartë, a ju shqetëson ky fakt ju zoti ministër?

Përse preken zërat e buxheteve, janë prekur në bujqësi dhe në transportin hekurudhor, pse ka vonesa në fonde?

Ahmetaj: Konsumi bazohet te zhvillimi i brendshëm. Paratë kanë shkuar në vendin e duhur. Kjo tregon se investimet e tre mujorit të parë janë rritur.

Sa për dijeninë tuaj zoti Braçe fondi për Bujqësinë nuk është prekur fare përveç pjesës së Berzhit.

Të fundit