Flash News

KRYESORE

Braçe, përsëri ironi me LSI-në: Kur nuk leviz asgjë, as era, po plaçka juaj përse lëviz, shtohet?!

Braçe, përsëri ironi me LSI-në:  Kur nuk leviz asgjë,

Ka vijuar përsëri replikat në disance me LSI-në, deputeti socialist, Erion Braçe. Braçe akuzon fort partinë që ka dalë në opozitë tashmë, por që vijon të jetë në pushtet, LSI për thirrjet e saj se ky vend është i pajetushëm dhe qytetarët duhet të ikin. Ai ironizon ata që shajnë, duke pyetur se përse vetë nuk ikin, apo rrinë se “janë të përgjegjshëm”. Megjithëse plaçka e tyre lëviz, shtohet(është fjala për pasurinë). Ja postimi i Braçes:

“Degjoj prej ditesh ca nga ata qe jane ende ne pushtetë

Ketu nuk rrihet, shih sa vape ben, ka zjarre, c’eshte ky turizem, po mbyten njerez qe s’dine not, nuk ka roje, u vra njeri, vrau veten tjetri, delja po perhap antraksin, nuk leviz asgje, po thyen qafen vendi….. ikni!!

Nuk ka fund! Cdo dite!

Pyetje kam unë:

Po ju pse rrini? Perse te tjeret duhet te ikni por ju jo?

Mos ja thoni kujt ate denglen: Ne rrime se jemi te pergjegjshem dhe kemi pergjegjesi!

Dhe tjetra:

Po mire, nese ketu eshte keshtu-zero, nuk leviz asgje, as era,

po placka juaj perse leviz, shtohet?”, shkruan Braçe në rrjetin social.

Të fundit