Flash News

KRYESORE

Braçe prezanton drejtorin e Kadastrës, apel banorëve dhe agjencive: Mos paguani asgjë që nesër mund t’ju kthehet kundër

Braçe prezanton drejtorin e Kadastrës, apel banorëve dhe

Zv. kryeministri Erion Braçe, sot në prezantimin e drejtorit të ri të Kadastrës Artan Lame, u ka bërë thirrje agjencive ligjzbatuese dhe qytetarëve që të mos bëjnë asnjë pagesë që nesër mund t’ju kthehet kundër dhe mund të përbëjë vepër penale.

“Ky proces nuk do të ketë sukses nëse nuk do të ketë bashkëpunim me gjithë aktorët. Bëj një apel, besoj që duhet ta kenë në vëmendje, bashkitë kanë marrë atribute të qenësishme, edhe për legalizimin dhe certifikimin e titujve të pronësisë, janë bashkitë që duhet të cojnë procesin përpara, të jenë të interesuara që procesi të përfundojë sa më parë të jetë e mundur. Dua të bëj apel edhe për agjencitë e tjera, apel edhe banorëve, kërkoni shërbim, mos paguani asgjë që nesër mund t’u kthehet në të kundërt, vepër penale edhe për nëpunësit edhe për ata që mendon se mund ta blejë shërbimin mes parave, do ta luftojmë korrupsionin”- tha Braçe.

Të fundit