Flash News

KRYESORE

Braçe pyet Dukën: Pas “Calciopoli-t”, a qëndroi në detyrë presidenti italian?

Braçe pyet Dukën: Pas “Calciopoli-t”, a qëndroi

Ka ngjallur replika deklarata e kreut të FSHF, Armando Duka, ku krahasonte suksesin e ekipit te Skëndërbeut me atë të Italisë pas Calciopoli-t”.

Ragimi ka ardhur nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i cili ka sulmuar Dukën, duke i kujtuar atij, se skandali që përfshiu futbollin italian, ndryshoi edhe kupolën drejtuese të tij, gjë që nuk ndodhi në Shqipëri.

Postimi i Braçes

“TOPI ËSHTË I RRUMBULLAKËT, RROTULLOHET SHPEJT! Meqë vetëm tani po i vënë emrin dhe qenka në nivelin e “Calciopoli”-t. Meqë nuk dimë ende në ç’nivel përtej “Calciopoli”-t ishte edhe kampionati që u mbyll në maj, Meqë gazetarët nuk bëjnë kurrë pyetje të paautorizuara për ortakun UNË KAM VEÇ KËTË PYETJE: PAS “CALCIOPOLI”-T, PRESIDENTI I FEDERATËS ITALIANE QËNDROI NË DETYRË E U MBULUA ME LAVDI, DINI GJË?”

Të fundit