Flash News

KRYESORE

Brad Pitt dashurohet sërish, por arkitektja i ngjan kaq shumë Angelina Jolie

Çifti më i përfolur i Hollywood-it  ‘Brangelina’ janë drejt finalizimit të procedurave të divorcit dhe mesa duket nuk ka më kthim pas për të gjithë ata që shpresonin për një ribashkim të tyre.

Që në momentin që kanë dhënë lajmin e divorcit, në media kanë qarkulluar lajme të ndyshme se Brad Pitt dhe Angelina Jolie po njihen me të tjerë persona dhe kësaj radhe është Brad ai që po përflitet për një histori të re dashurie.

Pitt duket se ka gjetur ngushëllim tek profesoresha Neri Oxman, ajo është kërkuese në Institutin e Teknologjisë në Masachustes e kanë quajtur “miqësi profesionale”, por sipas asaj që raporton ‘Page Six’ po kalojnë shumë kohë së bashku, ç’ka nuk përjashtohet një lidhje më e ngushtë mes të dyve.

Oxman është me origjinë izraelite dhe ka lindur në Haifa. Mediat në Amerikë shikojnë te 42-vjeçarja një ngjashmëri edhe me Angelina Jolie. Gjithashtu, ajo është një arkitekte me famë botërore dhe Brad Pitt dihet që e pëlqen shumë arkitekture .

Nuk dimë të themi nëse dyshen i lidh arkitektura apo ngjashmëria që Oxman ka me Angelinen por koha do e tregojë.

Të fundit