Flash News

KRYESORE

Braho kundër marrëveshjes PS-PD? Votoi kundër shkarkimit dhe emërimit të ministrave; ja emri që pëlqehej më pak në qeveri

Braho kundër marrëveshjes PS-PD? Votoi kundër shkarkimit dhe

Deputeti i PS, Spartak Braho nuk e ka mirëpritur marrëveshjen me PD-në, e cila përmbante edhe shkarkimin e pesë ministrave të rëndësishëm dhe zv/kryeministrit.

Në votimet në Kuvend, Braho u shpreh kundër shkarkimit të Fatmir Xhafajt në Ministrinë e Brendshme, Olgerta Manasterliu nga Shëndetësia, Arben Ahmetajt nga Financat dhe Petrit Vasilit nga Drejtësia. Por, të njëjtën preferencë nuk e ka patur për Niko Peleshin si zv/kryeministër, Olta Xhaçkën te Mirëqenia Sociale dhe Lindita Nikollën te Arsimi, duke votuar pro shkarkimit të tyre.

Gjatë votimit në Kuvend, Braho është shprehur kundër emërimit të Dritan Demirajt si ministër i Brendshëm.

Ministrja që mori më shumë vota nga deputetët për t’u shkarkuar ishte Manasterliu, me 114 pro, e ndjekur nga Xhaçka me 113 pro. Më pak vota për shkarkimin e tij mori Xhafaj, me 101 të tilla.

Ledina Mandija në postin e zv/kryeministres ishte ajo që mori më shumë vota nga deputetët për t’u emëruar në atë post, me 119 pro.

Të fundit