Flash News

KRYESORE

Braimllari akuza Ramës: Provokon presidentin për të shkelur kushtetutën

Braimllari akuza Ramës: Provokon presidentin për të shkelur

Ish-deputeti i LSI Endrit Braimllari tha se kryeministri Rama nuk e do Gjykatën Kushtetuese. Sipas tij kryeministri provokon presidentin për të shkelur kushtetutën. Deklaratat i bëri në studion e ‘Opinion’.

“Edi Rama ka thelluar krizën në vend. Rama nuk do Gjykatën Kushtetuese. Kryeministri provokon presidentin për të shkelur kushtetutën. Rama me ushtarë të tij kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese, sepse Edi Rama e ka tmerr ngritjen e një Gjykate Kushtetuese të pavarur. Rama kërkon të fusë në parlament ligje që bien ndesh me Kushtetutën”, tha Braimllari.

Kujtojmë se ditën e nesërme do të mbahet seanca parlamentare ku do të votohet për zgjedhjen e dy anëtarëve të radhës të Gjykatës kushtetuese.

Të fundit