Flash News

KRYESORE

Braimllari i përgjigjet Ndreut: LSI i dha shans gruas tënde për të qenë shefe në ministri

Braimllari i përgjigjet Ndreut: LSI i dha shans gruas tënde për

Pas komentit të deputetit socialist Pjerin Ndreu, ku i cilësonte njerëzit e LSI në administratë si pengues të reformave, ka reaguar deputeti Endrit Braimllari.

Përmes një postimi në ‘facebook”, Bramillari shkruan se LSI është një parti që i ka dhënë shansin shumë njerëzve të aftë dhe të zotë në këtë vend, një ndër do bashkëshortes së deputetit socialist.

"Edhe bashkëshortes tënde LSI i dha shansin për të qenë shefe e financës në Ministrinë e Integrimit kur PS i mbyllte derën se ishte bashkëshortja jote dhe unë mendoj që ajo e meritonte", shkruan ndër të tjera Braimllari.

Reagimi i Braimllatit:

I dashur Pjerin,

Inatin që ke me tepsinë e Edi Ramës nuk të ndihmon të shfrysh mllefin tënd tek njerëzit e LSI-së.

Janë të shumtë njerëzit që LSI iu ka dhënë shansin, dhe nuk ka parë bindje politike por është bazuar në vlerat që ata mbartin dhe në respekt të ligjit, kjo edhe për shumë socialistë të ndershëm që nuk iu hapeshin dyert.

Po të përmend vetëm disa emra që LSI iu dha shansin e që jo vetëm janë të mirë diplomuar jashtë vendit, por janë edhe vlerë për administratën publike.

  1. Kristlen Keri, Znj. Daniela Cekani, Znj. Blerina Ago, Znj. Lindita Sotiri, Eldorado Kice, Aurel Lamçe, etj.

Edhe bashkëshortes tënde LSI i dha shansin për të qenë shefe e financës në Ministrinë e Integrimit kur PS i mbyllte derën se ishte bashkëshortja jote dhe unë mendoj që ajo e meritonte.

Nëse të duhet më tepër informacion, si Sekretar i Përgjithshëm i LSI kam dijeni për të gjithë ata që LSI iu dha shansin, por edhe të atyre mijëra nëpunësve që PS i hodhi në rrugë duke shkelur rëndë ligjin e nëpunësit civil dhe i ka zëvendësuar me familjarë të familjeve mafioze.

Përsëri, kjo nuk ndryshon respektin që kam për ty.

Të përshendes,

Endriti

Të fundit