Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndue Ukaj
Shoqërinë shqiptare e kanë vërshuar debate të gjithfarshme, të cilat, në vend që ta këndellin atë, i kanë shkaktuar asaj molepsje dhe huti. Prandaj, është bërë krejt e zakonshme, që, të dëgjosh dhe të lexosh gjithfarë trillesh dhe rrëfimesh, me vend e pavend, për njerëzit e këtij vendit, për të kaluarën e tij, dhe, për personazhet themelorë që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për historinë dhe kulturën shqiptare.
Ky lloj ligjërimi, ka bërë që, njeriu ynë të ligështohet moralisht, të përbuzë dhe mohojë çdo gjë; ndonjëherë edhe vetveten.
Këto debate, si të tilla, më shumë u ngjajnë gulçimave, dhe janë pasojë e frustrimeve dhe inferioritetit të njeriut tonë, sesa debate qëllimmira dhe të frymëzuara nga ideja për të gjurmuar të vërtetën. Përkitazi me këtë, na duket i vlefshëm mendimi i Ernest Koliqit, i cili në librin e tij, “Dy shkolla letrare shkodrane” shkruante: “Nji komb qi përbuzë traditat e veta vendosë vetvrasjen e vet”.
Historia dhe kultura shqiptare, për dikë është bërë halë në sy. Dhe, në emër të një shkolle të çoroditur dhe mohuese, tentohet të zhvleftësohet ajo, duke u përçmuar dhe mohuar, pa asnjë argument dhe pa vlerësime serioze.
Jam dakord që shoqërisë sonë i duhet kritika, por kritika si shenjë e mendjes së pjekur- siç sugjerojnë të diturit- dhe jo kritika destruktive, që bëhet me qëllime dhe synime rrënuese, për ta hutuar dhe molepsë njeriun.
Kritika pa vend, argumentet seleksionuese, në funksion të ideologjive të caktuara, të vërtetat gjysmake, kanë shkaktuar një efekt negativ ndër ne, një kaos të vërtetë moral, duke e bërë shoqërinë tonë apatike, mosbesuese deri në pikë kritike, dhe, të habitur për çdo gjë dhe çdo kënd.
Pikërisht për këtë arsye, sot, janë të paktë ata shqiptarë, që me zemër dhe ndërgjegje, i dëgjon të thonë: lumi unë për vendin tim. Në të kundërtën, gjatë gjithë ditës, në vende pune, kafe, rrugë, institucione, shkolla, etj., dëgjon njerëz tek ankohen, lëshojnë kukama dhe gulçima, shprehin ankth, dëshpërim, paqartësi dhe pasiguri për vendin e tyre. Këto ankime i dëgjon në Tiranë, Prishtinë dhe në qytete tjera shqiptare. Në qytet dhe në fshat. Nga njerëz të sistemit dhe të tillë jashtë tij.
Shoqëria shqiptare, përveç prej prapambetjes politike, po vuan edhe pasojat e një shkolle ligjërimore, që për qëllim ka shoqërisë t’ia bëjë një brainwashing, dhe, njëkohësisht t’ia injektojë një kulturë të re, që bie ndesh me çdo gjë që është historia dhe e kaluara saj. Mbi këtë bazë, luftohet tradita, me të gjitha mjetet, duke u stigmatizuar ajo, për ligështitë dhe pamundësitë tona për të ndërtuar një shoqëri humane dhe solidare. Ky soj ligjërimi, në thelb është konstruksion ideologjik, absurd dhe utopik, e nga i cili, ne kemi kujtesë të freskët.
Në fakt, të ashtuquajturat debatet të shumta historike dhe kulturore që zhvillohen te ne, kanë për qëllim të krijojnë një ‘njeri të ri’, që nuk beson në kulturën kombëtare. Ky njeri, sipas inxhiniereve të sotshëm ideologjikë, që i gjejmë kudo, i ngjan njeriut komunist: ai nuk duhet të ketë të djeshme, por vetëm të nesërme, drejt së cilës duhet të marshojë pa shikuar prapa. Për dallim nga e kaluara komuniste, ky njeri, sot nuk imponohet me dhunë, shtypje, por me përçmim dhe injorim të traditës, në debate publike, në media dhe universitete. Në emër të kësaj shkolle, është bërë e modës që, të spekulohet dhe të flitet kuturu kundër kulturës kombëtare, pa kurrfarë argumenti dhe pa përfillur të vërtetat empirike.
Viteve të fundit, kemi parë sesi shqiptarë të shumtë, përqurren sa herë gjejnë një copë letre, ku mund të flitet keq për Gjergj Kastriotin, ndërkaq, anashkalohet shumëçka, në mos gjithçka, që është shkruar me admirim për të dhe përmasën e tij ndërkombëtare, përpara Rilindjes Kombëtare.
Këta predikues, shqiptarëve tentojnë t’iu mbushin mendjen se, Gjergj Kastrioti qe një trill i Rilindjes Kombëtare, i përdorur nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, ndërkaq, siç dihet, e vërteta është krejtësisht ndryshe.
Shoqëria jonë, sidomos rinia, janë në rrezik real nga ky lloj ligjërimi kundër të shkuarës, i cili po promovohet hovshëm nga predikuesit e kësaj shkolle, që rinisë sonë i ofrojnë një të nesërme, të projektuar përmes zhbërjes dhe urrejtës së kaluarës.
Këtë ligjërim, sot e promovojnë ata që nuk duan që shoqërinë tonë ta edukojnë, por ta kontrollojnë. Këta opinionkrijues, punojnë me shumë zell, që asaj t’i shuhet kujtesa, dhe me shumë zell kujdesën dhe shkruajnë, në atë mënyrë, që shqiptarëve t’iu mbushet mendja, se, ne jemi popull pa rrënjë në trojet tona. Thënë ndryshe, jemi komb koti dhe pa vlera.
Natyrisht, në kohë krizash, siç është kjo e jona, mund të gjinden shqiptarë që mund t’u besojnë këtyre dokrrave të tilla. Por, në gjithë këtë amulli debatesh, ata që lexojnë paçavure të tilla, duhet të pyesin: kah buron gjithë kjo urrejtje dhe ky ngazëllim për t’i nxjerrë shqiptarët sa më të pavlerë, pa rrënjë dhe pa identitet?
Në anën tjetër, kur i sheh sesi flasin, arsyetojnë dhe interpretojnë këta predikues, ti, me të drejtë mund të pyesësh, nëse vërtet këta e kanë lexuar dhe kuptuar historinë dhe kulturën shqiptare, nëse e njohin atë, apo formojnë histori sipas qejfit të tyre; histori që mund të jetë e frymëzuar nëpër kafe, në këtë “institucion” të thashethemeve, ku shpeshherë ngjet të formohen “të vërtetat” historike dhe kulturore ndër ne.
Të mësosh nga e kaluara, është këshillë e përhershme, por, kjo nuk do të thotë të mbetesh peng i saj. Gjithë e dimë që historia jonë nuk është me lule, siç nuk është asnjë histori e asnjë populli, por nuk është për t’u përbuzë pafund. Duke e përbuzë dhe nënçmuar atë, nuk mund t’i kurojmë plagët dhe të këqijat e trashëguara, prandaj, nuk duhet të lejojmë që kriteret ideologjike, në thelb utopike, të na shëmtojnë të kaluarën dhe të na konstruktojnë të ardhmen.
Historia dhe kultura shqiptare, me tërë specifikat e saj, tipologjitë dalluese, duhet të lexohet në kontekst me kohën dhe jo të paragjykohet me teori. Nuk është turp ta lexojmë atë. Përkundrazi, nëse e lexojmë dhe e njohim atë, mësojmë që të mos gabojmë.
Ne jetojmë në një vend të kontaminuar, ku rrënimi dhe degdisja shpirtërore, është shumë më e madhe se ajo politike e ekonomike, dhe ku, intrigat dhe mosbesimi, duken si forma më e lartë e komunikimit publik. Prandaj, kur flasim dhe shkruajmë për të kaluarën, duhet të tregojmë respekt dhe kujdes maksimal. Por, atë nuk mund ta zhbëjmë.
Përvoja historike ka treguar se, betejat me historinë, janë të humbura. Të bësh beteja të tilla, është të marrosesh si Don Kishoti, në luftën e tij me mullinjtë e erës. Sepse, siç shkruante shkrimtari Carlos Fuentes: “Nuk mund të ketë të tashme të gjallë me një të shkuar të vdekur. Kur e ndjekim të shkuarën nga dritarja, nuk vonon të na kthehet nga dera kryesore, e maskuar në mënyrat më të çuditshme. Betejat kundër kujtesës janë të humbura që në fillim për atë që i ndërmerr.”
Përballë ligjërimit që e stigmatizon të kaluarën, nuk duhet të heshtim, as të sillemi apatikë dhe të pavëmendshëm, edhe pse, historia tregon se, betejat kundër kujtesës janë të humbura.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38