Flash News

KRYESORE

Braktisën fëmijët e mitur në Itali, procedohen penalisht dy prindër shqiptarë

Janë proceduar penalisht nga policia e Rinasit dy prindër të cilët, në periudha të ndryshme, kanë braktisur fëmijët e tyre në Itali .

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin L.Gj 52 vjeç, banues në Belsh pasi më datë 16.09.2017, ka udhëtuar së bashku me djalin e tij të mitur A.GJ 15 vjeç, drejt Italisë, dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali.

Po më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.S 51 vjeç, banues në Elbasan pasi më datë 30.09.2017, ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me djalin e tij të mitur F. S, 16 vjeç, dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali.

Të fundit