Flash News

KRYESORE

Braktisi darkën zyrtare me Metën, Thaçi argumenton vendimin

Braktisi darkën zyrtare me Metën, Thaçi argumenton vendimin

Presidenti i Kosovës nuk mori pjesë në darkën përmbyllëse të samitit të Brdo-Brijunit, që u organizua nga homologu Ilir Meta. Në një intervistë për ‘Opinion’, Thaçi sqaroi se arsyeja lidhet me praninë e presidentit të Bosnjes, që nuk e ka njohur Kosovën.

“Ishte më tepër aspekt teknik, por në të njëjtën kohë vlerësoj se të takohem me presidentët e dy vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën është e panevojshme, prandaj që të ishte sa më relaksuese atmosfera, ishte e panevojshëm vazhdimi i debatit. Pastaj është edhe pozicioni armiqësor që Bosnja-Hercegovina, nganjëherë mban një pozicion më të ashpër se Serbia. Bosnja duhet të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës”, përfundoi Thaçi.

Të fundit