Flash News

KRYESORE

Braktisi partinë, Patozi dy mesazhe thumbuese për Rudina Hajdarin

Braktisi partinë, Patozi dy mesazhe thumbuese për Rudina Hajdarin

Kordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patrozi duket se nuk e ka pritur mirë tërheqjen në momentet e fundit të Rudina Hajdarit nga forca e re politike. Në ‘Top Talk’, Patozi, pasi vlerësoi figurën e Hajdarit, sqaroi se e rëndësishme është ideja dhe qëndrimi, jo njeriu dhe se projekti ka nevojë për dëshirë.

“Kam konsideratën më të lartë dhe vlerësimin maksimal për zonjën Hajdari. Ne mendojmë se e rëndësishme është ideja dhe qëndrimi, jo njeriu. Kemi pasur dakordësi shumë të madhe për nevojën që ka Shqipëria për një politikë të re. Ne e konsiderojmë gabim politik djegien e mandateve. Kemi shumë qëndrime të përbashkëta, por ky projekt politik ka nevojë për dëshirë dhe çdo njeri bën llogaritë e veta. Zonja Hajdari është e ftuar dhe do të ketë vendin e saj te Bindja Demokratike. Ajo ka qenë frymëzuese e idesë që Shqipëria ka nevojë që forcat politike të shkojnë në zgjedhje”, deklaroi Patozi.

Në media është raportuar se Hajdari nuk pati mbështetjen e grupit parlamentar demokrat për të qenë drejtuese e një fraksioni të ri politik. Mes emrave që kundërshtuan këtë ide janë: Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Halil Jakini dhe Korab Lita.

Të fundit