Flash News

KRYESORE

Braktisi seancën parlamentare, PD mbledhje në selinë blu; Marrin vendime për gjyqin e nesërm

Braktisi seancën parlamentare, PD mbledhje në selinë blu; Marrin

Partia Demokratike pas fjalës së Bashës për rekomandimin e Komisionit Europian, braktisi seancën parlamentare.

Burime bëjnë me dije për Politiko.al se në selinë blu, Grupi Parlamentar i PD-së po diskuton për aksionin e mundshëm opozitar në Parlament dhe jashtë tij në ditët në vijim.

Po të njëjtat burime brenda mbledhjes tregojnë për Politiko.al se kryedemokrati Basha po informon grupin mbi vizitën e tij në Berlin dhe po jep detyrat për lobimin e fortë të opozitës për hapjen e negociatave me qëllim forcimin e kontrollit ndaj qeverisë.

Ditën e nesërme në gjyqin e 11 kuksianëve të arrestuar që do të mbahet në Shkodër do të jenë të pranishëm dhe deputetët e PD-së.

Në mbledhjen që po zhvillohet është vendosur se të pranishëm në seancën gjyqësore do të jenë deputetët Isuf Çelaj dhe Flamur Noka. Po ashtu po diskutohet dhe për praninë e deputetëve të tjerë si Albana Vokshi e Edi Paloka.

Kujtojmë që opozita ka qenë një zë i fortë në mbështetje të kuksianëve të arrestuar si dhe i ka bërë thirrje institucioneve që të lënë të lirë qytetarët e arrestuar, sipas tyre, padrejtësisht. /Politiko.al/

Të fundit