Flash News

KRYESORE

Braktisi Top Channel për të punuar me Endri Fugën, Anjeza Maja tregon arsyet

Braktisi Top Channel për të punuar me Endri Fugën, Anjeza Maja

E ftuar në emisionin ‘Rudina’ në TV Klan, Anjeza Maja ka treguar se braktisi emisionin e gatimit në Top Channel për punën në kryeministri tek Zyra e Komunikimit për të pasur më shumë kohë për veten e saj.

“Puna në televizion të merr shumë kohë dhe je gjatë gjithë kohës i stërmunduar. Tani unë po mundohem të shkëputem pak nga pak nga televizioni që të kem më shumë kohë për veten”, sqaroi Maja.

Ndonëse njihet si një tip i rezervuar kur vjen puna te jeta private, Anjeza është shprehur se nuk ka plane të afrta për të veshur fustanin e bardhë, duke shtuar se i pëlqen që në të ardhmen të ketë dy vajza.

“Unë kam veshur shpesh fustane të bardha, më pëlqen fustani i bardhë. Por ende nuk kam plane të afërta, kur të kem do ju them. Mua më pëlqen familja, atmosfera e familjes dhe tani jam fiks në kohën e duhur. Do doja të kisha dy fëmijë. Më pëlqejnë shumë vajzat dhe do doja të ishin të dyja vajza”, sqaroi Maja.

Të fundit