Flash News

KRYESORE

Braktisja e seancës nga opozita, Balla: Opozita nuk di t’i shfrytëzojë mekanizmat e debatit dhe kontrollit parlamentar

Braktisja e seancës nga opozita, Balla: Opozita nuk di t’i

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sa i përket braktisjes së seancës nga opozita, ku u votuam dekretet e presidentit Meta për ministrat e rinj, u shpreh se opozita nuk di t’i shfrytëzojë mekanizmat e debatit dhe kontrollit parlamentar.

Në një prononcim për median jashtë Parlamentit, tha se praktikat parlamentare kanë qenë të njëjta. “Nëse opozita dorëzon një kërkesë për një mocion me debat, nëse duan interpelancë, bëhen në bazë të rregullores”, u shpreh më tej ai.

Pjesë nga fjala e Ballës:

Vota e 25 qershorit ka qenë vote historike dhe ky mandat është po aq historik. Vota e 2017 ka qenë mandat për bashkëqeverisje për njerëzit e thjeshtë.

Mandatet e ministrave janë përgjegjësi për të shërbyer.

Mua më vjen keq sinqerisht që opozita nuk di ta shfrytëzojë mekanizmat, qofshin ata të debatit parlamentar, apo kontrollit parlamentar.

U mundova të sqaroj kolegët sa i përket praktikave parlamentare. Debat për programin ka sa herë që qeveria merr mandatin para zgjedhjeve.

Nëse opozita dorëzon një kërkesë për një mocion me debat, nëse duan interpelancë, bëhen në bazë të rregullores.

Sesioni i jashtëzakonshëm u thirr nga kryeministri sepse jemi në periudhën e dy sesioneve parlamentare. Është shumë e rëndësishme që të përmend dhe faktin që presidenti i Republikës nuk na bëri të mundur dekretimin e Ramës. Sapo gjykata kushtetuese të zgjidhi këtë ngërç artificial, sa i përket Gent Cakajt, deri atëherë kryeministri ka ofruar gadishmërinë për të qenë në krye të Ministrisë së Jashtme.

Të fundit