Flash News

KRYESORE

Brazil, 9-vjeçari i talentuar, firmos kontratën marramendëse me firmën “Puma”

Brazil, 9-vjeçari i talentuar, firmos kontratën marramendëse me

Firmat e njohura paguajnë shuma marramendëse për tu bërë sponsor të futbollistëve më të mirë, ndërkohë që disa prej tyre përpiqen t'i gjurmojnë që në moshë të vogël.

Kështu ka ndodhur edhe me markën e njohur të veshjeve sportive, “Puma”, e cila i ka ofruar një kontratë 6-vjeçare një talenti 9-vjeçar, i cili ka premisa për tu bërë një lojtar i madh.

Djaloshi quhet David Nogueira Carmo dhe është pjesë e ekipit të Santosit në Brazil, dhe më këtë kontratë ai bëhet futbollisti më i ri që arrin një marrëveshje sponsorizimi.

Ai ka statistika shumë premtuese, ku ka shënuar 56 gola në 43 ndeshje, dhe në Brazil presin shumë nga 9-vjeçari në të ardhmen.

Një kontratë të tillë e ka marrë edhe Nejmar në moshën 12-vjeçare.

Të fundit