Flash News

KRYESORE

Breçani: OFL nuk është e aftë për arrestime të personave me rrezikshmëri të lartë

Breçani: OFL nuk është e aftë për arrestime të

Ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçan mendon se OFL ata nuk janë të aftë për veprime operacionale me rrezikshmëri të lartë.

I ftuar në emisionin “360 gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, Breçani arsyetoi se këto forca shoqërohen gjithmonë nga forcat RENEA të cilët janë të specializuar për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë.

OFL është një strukturë që ndikon në parandalimin e aktiviteteve të këtyre grupeve kriminale. Por t’i referohemi veprimtarisë operacionale, këta nuk janë të aftë për të kryer veprime operacionale për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë.

Unë e shoh në të gjitha rrethet që shkon. Kjo shoqërohet nga forcat speciale të RENEA-s, të cilët janë të mirëspecializuar për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë”, tha Breçani.

Të fundit