Flash News

KRYESORE

Bregu, me promter si te TVSH-ja: Fajin për negociatat e ka opozita

Bregu, me promter si te TVSH-ja: Fajin për negociatat e ka opozita

Në prag të vendimit sa i takon hapjes së negociatave ka reaguar edhe ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Shkrimin e publikuar në rrjetin social Facebook, Bregu e nis duke thënë se çelja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë e Maqedoninë është jetike për të mbajtur gjallë orientimin pro europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Një paragraf të tërë, ish-ministrja ja dedikon opozitës, ku ndër të tjerash thotë se ‘Shqipëria sot nuk ka opozitë!’ teksa shton se ‘nuk ka rol opozita në plotësimin e detyrimeve, por ka përgjegjësinë të mos bëhet e pabesueshme’.

Nuk është hera e parë që qëndrimet e Bregut ngjasojnë një përsëritje e atyre që mazhoranca thotë për kundërshtarët demokratë, por në këtë rast, duket se ish-ministrja bie në një kontradiktë. Fillimisht thotë se Shqipëria nuk ka opozitë dhe më pas, sipas saj, është opozita pengesë për negociatat. Por një gjë që nuk është, si mund të jetë pengesë?

Postimi i plotë i Bregut

E para: Celja e negociatave te anetaresimit me Shqiperine e Maqedonine eshte jetike per te mbajtur gjalle orientimin pro europian te vendeve te Ballkanit Perendimor. Cdo mjegull ndaj kesaj qasje vetem na ben me vulnerabel ndaj tentakulave te bashkepunimit politik dhe ekonomik me palet e treta te interesuara per rajonin. Eshte e papranueshme qe ky rajon te mbetet peng i politikave qe e justifikojne pazhvillimin vetem me historine tone te pafat, luftrat, konfliktet etnike apo ato te vetvrasjeve politike.

E dyta:Ballkani Perendimor nuk ecen perpara dot pa prezence, politika, standarte, investime nga Europa! Shqiptaret kudo qofshin, nuk kane hajer nese harrohen apo nuk llogariten ne harten e kontinentit Europian! Dhe kjo eshte me rrezik per kombin, jo per politikanet! Kjo ka qene edhe fryma e thirrjeve qe ka bere sot,Komisioneri Hahn, Perfaqesuesja e larte e BE-se,dhe Eurodeputetet e vendeve anetare.

E treta: Driteshkurtesia per ta pare vendimin e kesaj jave si sherbim per Edi Ramen apo denim per Lulzim Bashen,ose anasjelltas, eshte si t’ju thuash shqiptareve se Europa qe keni 30 vjet qe e kerkoni, shqetesohet vetem se mos nga vendimi i saj, i ngelet hatri ndonjerit prej ketyre cunave!

E katerta: Europa, prezente dhe jo e munguar, eshte e vetmja shprese per te ushtruar presion ndaj qeverise.

Ne rastin tone eshte jetike. Shqiperia sot nuk ka opozite! Madje po e riperseris pa u shqetesuar ju pelqen apo jo te punesuarve llapaqene te Bashes: ne gjendjen qe eshte sot opozita, ka vrare shpresen se pas nje qeverie te keqe, opozita e tij mund te ndertoje nje qeveri te mire!

Nuk ka rol opozita ne plotesimin e detyrimeve, por ka pergjegjesine te mos behet e pabesueshme.

Kushdo eshte i lire te mos bjere dakord me kete. Por jane me te shumte ata qe e pranojne edhe kur nuk kane guxim ta thone publikisht!

E pesta: Shqiperia nuk ka institucione te forta. Nuk ka ende drejtesi funksionale. Nuk shquhet per shoqeri civile te fuqishme. Nuk ka as media te pavarur, por ka gazetare qe ju neperkembet pavaresia. Celja e negociatave eshte garanci dhe per pushtetet e pavarura per te mos u ndjere te kercenuar nga pesha e pushtetit.

E gjashta: kjo eshte ceshtje nevoje kombetare dhe vendimarrje Europiane.Jo gjithmone jane e njejta gje! Jo te gjithe e kuptojne se ngurtesia nuk e shpeton as e ben me te arrire Europen!

Ben me te pamundur menaxhimin e situatave qe dalin jashte kontrollit.

Paska patur te drejte Orëell kur thoshte:

“Eshte lufte e vazhdueshme per te pare se cfare ke pertej hundes tende”

 

 

 

Të fundit