Flash News

KRYESORE

Bregu shkëmben puthje me Bushatin dhe e falenderon për mbështetjen: Kjo do bëhet “hit” sot. Ministri: Konfirmoi se nuk ka zgjerim të koalicionit

Bregu shkëmben puthje me Bushatin dhe e falenderon për

Në ditën ndërkombëtare te gruas, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka zhvilluar një aktivitet me temë “Roli i gruas shqiptare në shtet-formimin, modernizimin dhe evropianizimin e Shqipërisë”, ku e pranishme ishte edhe ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.

Pasi shkëmbeu një puthje me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, Bregu u shpreh: Kjo puthja jonë do bëhet “hit” sot.

Ajo falenderoi Bushatin për mbështetjen që i ka dhënë për kandidimin në krye të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

“Dua të falënderoj, që në këtë përpjekje që është sa e imja personale, por mendoj se i takon të gjithë Shqipërisë, sigurisht Ditmirin për mbështetjen në këtë proces për kandidimin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Shoh një përpjekje jo vetëm të shtetit shqiptar, por mbarëkombëtare të të gjithë shqiptarëve për të mbështetur jo vetëm një grua, por për t’i dhënë Shqipërisë atë që meriton”, u shpreh ish-deputetja e PD-së.

Ndërkohë, Bushati tha se Bregu konfirmoi sot se nuk ka zgjerim të koalicionit, duke iu referuar lajme për një aleancë të ish-ministres demokrate me qeverinë e majtë, por mbështetja e dhënë për kandidimin është një pjekuri nga ana e shoqërisë shqiptare.

“E fundit dhe jo më pak e rëndësishme, (dua të falënderoj) Majlindën, që e konfirmoj dhe një herë sot me fjalën e saj që nuk ka zgjerim të koalicionit por ka një pjekuri nga ana e shoqërisë shqiptare, nga ana e institucioneve shqiptare, për të mbështetur jo thjeshtë një grua në karrierë dhe me karrierë të spikatur në disa drejtime dhe në disa fusha të jetës por, mbi të gjitha, e falënderoj sepse dhe shpalosi platformën, një pjesë të platformës dhe e kuptoj që Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal nën drejtimin e Majlindës, do të ketë një dimension edhe më të fortë tek çështjet gjinore, si pjesë edhe e ndershmërisë të rajonit tonë dhe si pjesë e pandashme për procesin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik që rajoni ynë e ka të domosdoshme”, tha Bushati.

Të fundit