Flash News

KRYESORE

Brenda 24 orëve, ‘Air Albania’ i ka kushtuar shqiptarëve 30 mijë euro; Rama shpenzon taksat për reklamë

Brenda 24 orëve, ‘Air Albania’ i ka kushtuar shqiptarëve

Ekspertë të ndryshëm po e konsiderojnë ‘Air Albania’ një linjë të ‘Turkish Airlines’ por me emër shqiptar. Pasi u konfirmua se kjo kompani nuk është e regjistruar në Shqipëri dhe fluturimet i kryen ne emër të kompanisë turke, eksperti i Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj, ka zbuluar një tjetër detaj të rëndësishëm.

Në intervistën e dhënë për ‘Fax News’, Goxhaj ka theksuar se fluturimi i një avioni kushton rreth 15 mijë euro, ndërkohë që ‘Air Albania’ ka kryer brenda 24 orëve dy fluturime, por pa shitur asnjë biletë. Fulutrimi i parë ishte mbrëmë nga Stambolli drejt Tiranës, ku në aeroportin ‘Nënë Tereza’ kryeministri Edi Rama kishte organizuar një ceremoni inaugurimi, fluturimi i dytë u krye sot nga Rinasi po në Stamboll, ku brenda në bord ndodheshin 50 studentë shqiptarë.

Për këto dy fluturime, kryeministri Rama ka shpenzuar rreth 30 mijë euro nga taksat e qytetarëve pasi ‘Air Albania’ nuk ka nisur ende të bëjë biznes, por thjesht reklamë.

‘Air Albania’ ekziston vetëm në ERTV, deputeti i PD nxjerr të dhënat: Nga Rinasi u nis sot avioni i ‘Turkish Airlines’

Të fundit