Flash News

KRYESORE

Brenda shtëpisë së familjes Josifi në Kombinat dhe “dhomës së ringjalljes”

Këto janë disa nga pamjet brenda shtëpisë së familjes Josifi në Kombinat në Tiranë.

Ngjarja e publikuar në media, pasditen e së enjtes tronditi mbarë opinionin publik, pas gjetjes së nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifit, të pajeta, për shkak të vetëflijimit.

Deri tani, mendohet se gratë shkruan drejt këtij akti ekstrem pasi si besimtare e një sekti fetar (ende e pasqaruar zyrtarisht) besonin te ringjallja pas vdekjes.

E vetmja e mbijetuar është vajza tjetër, Blerta Josifi 34 vjeç, aktualisht në spital, por në gjendje të përmirësuar.

Sipas autoriteteve, Anisa kishte ndërruar jetë 15 muaj më parë, ndërsa mbahej në dhomën e gjumit në krevat e mumifikuar nga nëna dhe e motra, sipas tyre në pritje të ringjalljes.

Ndërkohë që ishin totalisht të izoluara nga pjesa tjetër e komunitetit prej dy vitesh, gratë kishin zgjedhur si ritual që të shkonin drejt vetëflijimit përmes mos-ushqyerjes.

Por, në ç’ambient qëndronte familja Josifi, e ardhur para disa vitesh nga Përmeti në Tiranë.

Siç duket, autoritetet sot kanë nisur të bëjnë edhe dezinfektimin e shtëpisë së grave, ndërsa shohet edhe dhoma ku u mbajt për 15 muaj me radhë e pajetë trupi i 30-vjeçares Anisa Josifi, ndërsa të shtunën bashkë me të ëmën u varrosën në Përmet.

Lexo edhe: Vetëflijimi në Kombinat, edhe Kisha Ungjillore ‘i refuzon’: Familja Josifi ishte anëtare para 15 vitesh

Lexo edhe: “Anisa u pushtua nga demonët”, zbardhet dëshmia e Blerta Josifit: Pinim vetëm ujë, luteshim gjithë ditën për ringjalljen e motrës

Ja disa imazhe nga ambienti i shtëpisë:

Të fundit