Flash News

KRYESORE

Brenda suitës presidenciale, shikoni spitalin ku po trajtohet presidenti Trump pasi u prek nga covid-19

Presidenti i SHBA, Donald Trump u dërgua mbrëmë në Qendrën Kombëtare Mjekësore ‘Walter Reed’ për monitorim dhe trajtim mjekësor pasi rezultoi pozitiv për covid-19.

‘Daily Mail’ sjell pamje nga ambienti i brendshëm ku do të qëndrojë Trump, në një suitë presidenciale në spital.

E njohur si reparti 71, suita presidenciale është një nga gjashtë dhomat e veçanta të pacientëve të rezervuara për oficerë të rangut të lartë ushtarak dhe anëtarët e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

Ajo është e pajisur posaçërisht me pajisje mbrojtëse dhe mjete komunikimi të përdorura në mbështetje të presidentit.

Është e përbërë nga një dhomë ngrënie të ndriçuar nga një llambadar kristali, dhomë pritjeje për vizitorët, si dhe teknologjinë e sigurisë, është e pajisur që Trump të vazhdojë të kryejë detyrat e tij presidenciale. Spitali është i vendosur rreth nëntë milje nga Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të jetë 'duke punuar' nga Suita Presidenciale gjatë një qëndrimi prej 'disa ditësh', ndërsa ka zëra shtrimi në spital i tij tregon se presidenti është shumë më i sëmurë sesa deklaratat zyrtare.

Të fundit