Flash News

KRYESORE

Breshëri plumbash ndaj biznesit. Autorët largohen dhe djegin automjetin

Breshëri plumbash ndaj biznesit. Autorët largohen dhe djegin

Një makinë e tipit ‘BMW’ është gjetur i djegur në Fier pranë vendit të quajtur “Afrimi i ri”.  Nga të dhënat e para raportohet se persona ta paidentifikuar kanë qëlluar fillimisht me armë drejt një dyqani të materialeve për makina dhe më pas i është vënë flaka ‘BMW-se’ në periferi të qytetit.

Mjeti rezulton me targa false dhe brenda saj është konstatuar një armë dhe një krehër me fishekë. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Në datën 03.04.2019, në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMV” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregëtar (pjesë këmbimi të makinave).

Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Në vendnngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit