Flash News

KRYESORE

Breshëri plumbash ndaj biznesmenit të ndërtimit, reagon deputeti demokrat: Refuzoi gjobën e vrasësve

Breshëri plumbash ndaj biznesmenit të ndërtimit, reagon deputeti

Pas plagosjes me armë zjarri të biznesmenit të ndërtimit Xhavat Vataksi nga Artur Lini, ka reaguar dhe deputeti demokrat Sali Berisha.

Berisha shprehet se kriminelet derdhë breshëri plumbash ndaj biznesmenit që ka refuzuar gjoben e vrasësve.

Forca e Krimit godet ne Shkoder, qytet qe ndodhet ne sundimin e plote te krimit!

Kriminelet derdhin bresheri plumbash ndaj biznesmenit qe duket se ka refuzuar gjoben e vrasesve. Autoret po degjonin llogollogjine e Xhafes ne takime elektorale.

Duke denuar kete akt te shemtuar denoncoj dhe nje here gjendjen katastrofale te rendit dhe sigurise ne qytetin e Shkodres ku bandat bejne ligjin!, shkruan Berisha.

Njoftimi i policisë:

Me datë 05.05.2018 ora 12.30 jemi njoftuar se në fshatin Darragjat Shkodër, ka ndodhur plagosje me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. V. 60 vjeç.

Menjëhere jane vënë në levizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën dhe duke bërë krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorit, shtetasit Artur Lini 43 vjeç, banues në fshatin Berdicë.

Shtetasi Xh. V është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, i cili ka marr plagë në kembë, momentalisht ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit