Flash News

KRYESORE

"Brit Awards 2019", parakalimi në tapetin e kuq; si është veshur Dua Lipa dhe artistët e tjerë

Sonte në orën lokale të Londrës, në 20:00 që i bie në 21:00 me orën tonë, do të nisë ceremonia e ndarjes së çmimeve të "Brit Awards". Ndërkohë kanë filluar parakalimet e para të artistëve në tapetin e kuq.

Dua Lipa është ndër të parët që ka parakaluar. E veshur me një fustan rozë, të fryrë por që nxjerr në pah dekoltenë, cila nga beli e lart vinte në ngjyrë të zezë në tantellë. Ndërsa flokët i ka krehur nga mbrapa, duke nxjerrë në pah tiparet e plota mesdhetare.

E gjithë veshja është kombinuar me një palë sandale ngjyrë argjendi.

Po ashtu, në Tapetin e Kuq kanë kaluar dhe artistë të tjerë si Liam Payne, Calvin Harris, Shawen Mendes, Hugh Jackman, Sam Smith, Ms Banks, Jorja Smith e shumë të tjerët.

Më poshtë keni fotot e para nga parakalimi në Tapetin e Kuq të "Brit Awards 2019":

 

Të fundit